Pamjet e kamionit me rreth 400 qen, që po dërgoheshin për t’u therur në një festival vjetor në Kinë

albnews
By
1 Min Read

Policia kineze ka kapur një kamion që transportonte 386 qen për t’u therur në festivalin vjetor të ngrënies së mishit të qenit në qytetin jugor kinez të Yulin, i cili ishte planifikuar të fillonte të martën – ditën e solsticit të verës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se qentë ishin futur në kafaze me tela në kushte të këqija, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Me zbulimin e kamionit fundjavën e kaluar, aktivistët e të drejtave të kafshëve u shqetësuan se disa prej tyre mund të vuanin nga sëmundje infektive.

Kështu ata raportuan kamionin në polici, duke cituar legjislacionin e vendit për parandalimin e epidemisë.

Lin Xiong, një nga aktivistët që pa kamionin, tha: “Ishte e tmerrshme të shihje kaq shumë qen në një gjendje kaq të tmerrshme, ishte si një kamion nga ferri për këto kafshë të gjora… Therja e qenve për mish sjell turp për vendin tonë dhe kështu ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të shohim fundin e kësaj vuajtjeje”.

Share This Article