Kryeinfeksionisti i Izraelit parashikon kryerjen e dozave përforcuese ndaj Covidit çdo 6 muaj apo një vit pasi vaksinat nuk po kanë efekt ndaj varianteve të reja të koronavirusit. Rreth 28 për qind e izraelitëve kanë marrën dozën e tretë dhe po përgatiten për vaksinën e katërt.
Izraeli po bëhet gati t’u injektojë banorëve dozën e katërt të vaksinës kundër virusit SARS-CoV-2 që sjell sëmundjen e Covidit-19.
Kreu i autoritetit që vendos për pandeminë në vend tha se një dozë e re përforcuese nevojitet përderisa virusi qarkullon ende dhe vaksinat e antitrupat e humbasin efektin përgjatë muajve.
Vaksina e katërt do të modifikohet për t’i bërë ballë më mirë variantit Delta të koronavirusit.
Popullsia do duhet ta marrë dozën përforcuese çdo vit, çdo pesë a gjashtë muaj, pasi pas gjashtëmujorit do të humbasë edhe vlefshmëria e pasaportave të vaksinimit, sqaroi shefi i ekipit izraelit për pandeminë
Izraeli më 1 gusht u bë vendi i parë që nisi zyrtarisht fushatën e imunizimit të banorëve me dozën e tretë të vaksinës antikovid.
Edhe vendet europiane, si Italia, Franca, Gjermania apo Anglia po zbatojnë të njëjtën praktikë për shtresat më të rrezikuara.
Megjithatë të premten mbi 7 mijë izraelitë të tjerë u diagnostikuan si pozitivë me kovid-19.
Izraeli ka përdorur kryesisht vaksinën Pfizer.
Kompania farmaceutike amerikane ka njoftuar se po teston edhe një pilulë e cila merret nga goja dhe synohet të ndalë shumëfishimin e virusit, shtrimet në spital dhe fatalitetet e pacientëve.

