Rreth 900 kg drogë, kapet në Angli 30-vjeçari për serat me kanabis në Berat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre vite pasi policia zbuloi disa sera me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit dhe 17 persona u ndaluan për kultivimin dhe shitjen e drogës, në Angli është arrestuar një nga personat e përfshirë në këtë grup kriminal.

Interpol Tirana njofton se në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Xhuljano Hoxha. 30-vjeçari akuzohet nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: Xh. H., 30 vjeç.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’”, sqaron policia.

Sakaq, Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e 30-vjeçarit, në Shqipëri. 

Share This Article