Rreth tre milionë migrantë të bllokuar nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 2,75 milionë migrantë janë penguar të kthehen në shtëpitë e tyre këtë verë për shkak të kufizimeve të vendosura për të luftuar pandeminë e COVI-19, konfirmoi OKB duke kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjeve për këtë krizë.

“Shkalla dhe zbatimi i dhjetëra mijëra masave kufizuese për lëvizjet duke përfshirë këtu mbylljen e kufijve dhe masat kufizuese lidhur me COVID-19, kërkojnë që shtetet të bashkëpunojnë me fqinjët e tyre dhe vendet e origjinës së migrantëve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre”, nënvizoi drejtori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Migracionit, Antonio Vitorino, organizata e të cilit publikon për herë të parë gjendjen e detajuar për këtë çështje.

Numërimi u ndërpre më 13 korrik, në bazë të të dhënave të mbledhura në 101 vende, por organizata nënvizon se kjo shifër nënvlerëson shumë numrin e migrantëve që ndodhen realisht të bllokuar apo të prekur nga COVID-19.

Vitorino u shpreh i bindur se migrantët mund të rikthehen në shtëpitë e tyre në mënyrë të sigurt dhe të denjë pavarësisht kufizimeve të vendosura nga COVID-19.

Share This Article