Rrezikohet siguria e ambasadores britanike në Shkup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër 55-vjeçarit, banor nga fshati Mesheishtë, komuna e Debrcës, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale- rrezikimi i sigurisë, përcjell TV21. I njëjti ka telefonuar në Ambasadën e Britanisë në Shkup, ndërsa ka deklaruar se ambasadorja do të sulmohet me armë zjarri.

“Më 14 prill, i dyshuari ka telefonuar në numrin zyrtar të Ambasadës së Britanisë në Shkup, ku është kyçur operatori automatik i qendrës. Në aparatin të folurit, i dyshuari ka lënë një mesazh me përmbajtje kërcënuese: “Ambasadorja britanike në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Unë nuk e raportoj këtë në policinë e Maqedonisë, sepse ata nuk do ta marrin seriozisht kërcënimin”. Pas kësaj, telefonata është ndërprerë, por mesazhi është ruajtur në sistem. Me këtë i dyshuari ka rrezikuar sigurinë e ambasadores britanik në Shkup”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Për shkak të rrezikut, Prokuroria ka kërkuar deri tek Gjykata Themelore Penale ka kërkuar shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj 55-vjeçarit.

Share This Article