Rreziku nga koronavirusi, Spasovski fton në takim liderët e partive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Oliver Spasovski për të enjten në ora 13 caktoi takim për koordinim me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me realizimin e masave qeveritare për koronavirusin, përcjell Gazeta Express.

Në koordinim, siç njoftuan nga Qeveria, të pranishëm do të jenë liderët dhe plus një përfaqësues i parties, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, BESA, PDSH, Aleanca, Alternativa.

Nga Qeveria në brifing me mediumet porositën se tani askush nuk duhet të përfitojë politikisht, transmeton TV21.

“Maja e papërgjegjësisë është të bisedoni me ministrin e shëndetësisë dhe për një orë të paraqisni ankesë penale se e dëmton shëndetin e njerëzve, është politikë që duan ta plasojnë. Në këto kushte krizash secili që do të shikojë të kalkulojë politikisht, është i dënuar të dështojë”.

Për takimin e liderëve sot konfirmoi edhe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Share This Article