Rrëzohet avioni në aeroportin e Torontos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i kompanisë “Delta Airlines” është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” të Torontos.

Avioni, një Bombardier CR900, thuhet se po fluturonte nga Minesota në Toronto.

“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes, që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që ishte nisur nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po përgjigjen”, njoftoi aeroporti përmes një deklarate në platformën ‘X’.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin me kokë poshtë në pistën e aeroportit, ndërsa pasagjerët u panë duke dalë nga avioni dhe duke ecur në pistën e akullt.  

Sipas CTV News të paktën tetë persona janë plagosur. 

Share This Article