Shkon mbi 15-mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Francë

albnews
By
1 Min Read

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan sot 762 vdekje të reja nga koronavirusi, përfshirë 559 në spitale dhe 221 në instituconet e kujdesit.

“Epidemia e koronavirusit në Francë ka vrarë të paktën 15729 persona, që nga fillimi i marsit, përfshirë 5470 në shtëpi pleqsh”, raportoi  Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

Në total, numri i rasteve të konfirmuara është 103573, duke u rritur me 5 497 në 24 orët e fundit.

Numri i të shëruarve në vend është 28 805 deri më tani, ndërsa i atyre në kujdes intensiv ka rënë për të gjashtën ditë rradhazi, në 6730, nga 6821 të hënën.

Share This Article