Rrëzohet një avion në pistën e Rinasit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion është rrëzuar në Pistën e Rinasit.

Për rrjedhojë, ka mbi tre orë që janë ndërprerë fluturimet në aeroport.

Avioni është i kompanisë Suis Air Kompani, që transporton postën.

Nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Avioni i vogël, që pësoi defekti në momentin e uljes në pistë, nuk i janë hapur rrotat dhe për pasojë ka mbetur në pistë, pa krijuar probleme për pilotin e tre pasagjerët.

Menjëherë u morën masa  dhe avioni u largua nga pista dhe për pak fillojnë fluturimet.

Policia Kufitare e Rinasit, ka kryer veprimet, i ka kryer testin e alkoolit pilotit ku ka rezultuar 0:00 mg/l dhe materialet do i kalojnë Prokurorisë për vlerësim.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit, avioni u zhvendos nga pista. Si pasojë, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

 Për momentin gjithçka në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i është rikthyer normalitetit.

TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. 

Share This Article