Gazetari nga Kosova, Valon Syla, është sulmuar fizikisht ditën e sotme. Sulmin e ka pranuar vetë Syla ndërsa ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen Pejton të kryeqytetit, Prishtinë.
Më poshtë është videoja e sulmit e publiuar nga Lajmi.net. Gazetari ka thënë se nuk ka dëmtime fizike pavarësisht sulmit.
“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’ për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.” – tha Syla pas sulmit fizik.
Sulmi ndaj tij vjen lidhur me nje deklaratë të bërë nga Syla më herët lidhur me diasporën e Kosovës në Europë.
Deklarata e mëhershme e Sylës
“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim.”