Numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdon që të rritet në Britaninë e Madhe, ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 32058 raste. Ky është një shtim me 31%.
Ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në 104, raporton Shëndeti Publik. Krahasuar me 91 viktima që ishte të shtunën, ka një rritje me 14%. Në Angli paralajmërojnë për një valë të tretë të COVID-19, ndërsa viti i ri shkollor po afron.
Sipas ekspertëve ndikim në rritjen e numrit të të infektuarve kanë edhe gjysmëfinalet dhe finalja e luajtur e kampionatit evropian të zhvilluar në stadiumin “Uembli” të Londrës. Sipas “DW” finalja e EURO 2020 ishte një event që solli një numër të lartë të të prekurve me COVID-19, për shkak të të infektuarve brenda në stadium, ashtu edhe përreth tij.
Rreth 2300 persona dyshohet se kanë qenë të infektuar gjatë eventit, ndërsa mendohet se 3404 të tjerë të jenë infektuar më pas. Qeveria britanike mori kritika të mëdha sepse lejoi rreth 67 mijë tifozë në stadiumin “Uembli”, ndërsa ekspertët shëndetësorë kishin raportuar për një rritje të të prekurve me variantin e ri Delta.
Nisur nga situata, Departamenti i Shëndetësisë në Britani bën thirrje për kujdes, ndërsa thekson se përveç kampionatit evropian në përhapjen e virusit ndikuan edhe heqja e kufizimeve.
Klan News