Rritja e çmimeve, Gjermania ndihmon qytetarët, ul taksat mbi karburantin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inflacioni rekord i shkaktuar në pjesën më të madhe nga lufta në Ukrainë ka bërë që Gjermania të prezantojë masa për të lehtësuar barrën e konsumatorëve.

Njerëzit në këtë shtet do të mund të blejnë bileta të transportit publik që mbulojnë udhëtimet në të gjithë territorin për 9 euro në muaj.

Për të luftuar çmimet e larta të karburantit, qeveria gjermane ka ulur gjithashtu taksat mbi karburantin. Ndërsa shumë pasagjerë gjermanë të trenave ishin në favor të abonesë, të tjerët kishin frikë se biletat e lira do të çonin në trena të tejmbushur me njerëz dhe destinacione më të ngarkuara pushimesh.

“Mendoj se është diçka e mirë, një ide e mrekullueshme”, thotë një udhëtare. Ndërkohë disa pika karburanti në Gjermani kanë ulur çmimet e tyre për të kënaqur klientët. “Është rreth 20 cent më pak, dukshëm më lirë, është një ndryshim pozitiv”, tha klienti Fabian Winkler në Mynih.

Por kishte edhe nga ata që ishin skeptikë për masat e qeverisë gjermane dhe kërkuan të bëhet më tepër në përballimin e kostos së shtrenjtuar të jetesës.

Masat janë planifikuar të zgjasin për tre muaj, duke filluar nga qershori deri në fund të gushtit. Inflacioni në Gjermani është rritur në 7.9% në maj. Arsyet për këtë rekord të lartë janë lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe problemet e zinxhirit të furnizimit për shkak të COVID-19.

Share This Article