Rritje e lartë e infektimeve me Covid-19 në disa zona në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa zona në Britaninë e Madhe po shohin një rritje të mprehtë të niveleve të infektimeve të reja të COVID-19, tha zëvendëskreu mjekësor i Anglisë, prof Jonathan Van-Tam, sipas BBC.

“Në disa pjesë të BM, shkalla e rasteve po ndryshon, megjithëse ngadalë, në drejtimin e gabuar”, tha Van-Tam në informimin për Downing Street.

“Nuk e kemi fituar ende betejën”, shto ai, duke paralajmëruar për të mos i lehtësuar rregullat shumë herët.

Megjithëse nivelet e COVID-19 po bien në pjesën më të madhe të BM, ka disa zona të nxehta që po tërheqin trendin, si në Midlands, në bregun lindor dhe perëndimor të Anglisë dhe në disa pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se “qëllimi është dalja nga bllokimi së bashku si një komb”, por nuk përjashtoi vendosjen e masave të tjera, nëse është e nevojshme.

Share This Article