Rritje rekord e rasteve me koronavirus në botë, kryeson SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E diela ishte dita me numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mbi 230 mijë rastesh u shënuan në 24 orët e fundit, shumica e të cilave në SHBA.

Rreth 40 shtete amerikane regjistrojnë rritje rekord të infektimeve, me Floridën që kryeson listën. Shteti i “diellit” raportoi një numër rekord prej mbi 15200 rastesh, gati çerekun e atyre qe u shënuan në të gjithë vendin. Nëse do të ishte një shtet më vete, Florida do të renditej i katërti në botë për nga numri i rasteve. Florida, e cila ka nisur heqjen e kufizimeve për frenimin e pandemisë që në maj, po rezulton si tepër vulnerabël, për shkak të turizmit dhe popullsisë së moshuar. Këshilltari i lartë për pandeminë, Antony Fauci kritikon autoritet për zbutjen e kufizimeve para kohe. Rritje të konsiderueshme rastesh e shtrimeve ne spitale ka edhe në Arizona, Kaliforni dhe Teksas.

Ndërkaq, Meksika bëhet vendi i katërt në botë pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit e Britanisë së Madhe për nga numri i vdekjeve, pasi e kaloi pragun e trishtë të mbi 35 mijë jetëve të humbura. Megjithatë presidenti Andres Manuel Obrador tha të dielën se pandemia po e humbiste intensitetin, dhe akuzoi mediat për përhapje alarmi. Në rang global, rastet e konfirmuara me Covid-19 janë 12,9 milionë, ndërsa viktimat, 586 mijë.

Share This Article