Shqipëri, makina përplas për vdekje një person

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë një person ka humbur vdekjen.

Raportohet se aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të fshatit Mabe, ku një makinë ka përplasur një person i cili lëvizte me biçikletë anash rrugës.

Viktima ende nuk është indentifikuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Share This Article