Rrjedhja e gazit shkakton shpërthimin e madh/ Tajlandezi me tigan në dorë “zhduket” nga objektivi i kamerës

albnews
By
1 Min Read

Një video e filmuar brenda një shtëpie private në Bangkok të Tajlandës, shfaq një të ri me tigan në dorë duke përgatitur ushqim.

Gjithçka do të dukej e zakonshme sikur të mos vinte deri te një shpërthim i fuqishëm, që tërë ambientin brenda shtëpisë e shndërron në një “top të zjarrtë”, transmeton Telegrafi.

Djaloshi që përgatiste ushqimin nga shpërthimi i fuqishëm “zhduket”, kurse vajza që ishte afër tij shpëton pa ndonjë lëndim serioz.

Megjithatë mediat lokale raportojnë se deri te shpërthimi kishte ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, dhe se i riu ka pësuar lëndime trupore dhe është hedhur disa metra larg nga presioni i madh i shpërthimit.

Share This Article