Rrufetë vrasin 18 persona në Pakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrufe dhe shira të dendur kanë marrë jetën e paktën 18 personave dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në Pakistan.

“Deri më tani kemi konfirmimin e 18 vdekjeve”, tha Adbulah Ahmed, kreu i policisë së rajonit jugor të Pakistanit.

Shkretëtira Thar lidh kufirin indian me një nga zonat më të varfra të Pakistanit, i cili u prek nga këto reshje të rralla, që besohet se lidhen me ndryshimet klimatike.

Por reshje të tilla në nëntor janë të pazakonta dhe intensiteti i rrufeve është i paprecedentë, shprehet Dr Syed Sarfraz, meteorolog në Karachi.

Share This Article