Rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit me Serbinë, thotë Kos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas saj, kjo duhet të bëhet përmes dialogut të Brukselit.

Këto komente Kos i bëri në një seancë të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv.

“Komisioni është i gatshëm të përgatis mendimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian kur të pranojë kërkesë të tillë nga Këshilli. Por, më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin dhee jo përmes veprimeve të njëanshme”, deklaroi ajo.

Share This Article