Rrugët e Buenos Aires kaplohen me ngjyrat e pemës Jacaranda

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë bulevarde dhe rrugë të Buenos Aires që janë të kapluar me një numër të madh të pemëve të lashta, parqe të gjera dhe specie të ndryshme të shpendëve, nga fundi i pranverës që bie në nëntor mbushen me ngjyrën vjollce me pemët Jacaranda

Pasi pemët Jacaranda filluan të lulëzojnë me ardhjen e pranverës në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, qyteti u stolis me ngjyrën vjollce.

Shumë bulevarde dhe rrugë të Buenos Aires që janë të kapluar me një numër të madh të pemëve të lashta, parqe të gjera dhe specie të ndryshme të shpendëve, nga fundi i pranverës që bie në nëntor mbushen me ngjyrën vjollce me pemët Jacaranda që lulëzojnë.

Në Qytetin Autonom të Buenos Aires që shtrihet në një sipërfaqe prej 203 kilometra katrorësh, gjenden rreth 19.000 pema Jacaranda, një nga simbolet e qytetit.

Në 10 vitet e fundi numri i tyre është rritur për mbi 50 për qind ndërsa, planifikohet që ky numër të rritet në 40.000.

Amerika e Jugut, atdheu i Jacaranda-ve

Jacaranda ka në shumë vende të botës, por atdheu i tyre vlerësohet të jenë shtetet e Amerikës Jugore, Brazili, Paraguaji, Bolivia dhe Argjentina.

Këto pemë në Buenos Aires u sollën nga rajone të ndryshme të vendit nga arkitekti i peizazhit francez Carlos Thays ka fundi i shekullit të 19-të. Pemët që u përshtatën me klimën e qytetit dhe kushtet e tokës janë bërë pjesë e peizazhit të Buenos Aires.

Pema gjithashtu është bërë temë e këngëve, ndërsa në vitin 2015 u shpall pema e veçantë e qytetit nga organi legjislativ i qytetit.

Pema mund të rritet rreth 7 deri në 15 metra. Emri i saj rrjedh nga gjuha guarani që flitet në shtetet e Amerikës Jugore, Paraguaj, Bolivi dhe Argjentinë, që do të thotë “me aromë të këndshme”.

Share This Article