ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë 9 hours ago
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 11 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 16 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 16 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rrugëtimi i kryespiunit Shpend Maxhuni

albnews by albnews
7 November, 2019
in Kosova
0
Rrugëtimi i kryespiunit Shpend Maxhuni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shpend Maxhuni nuk është më shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Dorëheqjen e paarsyetuar nga posti që e pati marrë para një viti e gjysmë ia ka dorëzuar të mërkurën kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Skandali me deportimin e gjashtë “gylenistëve” nga autoritetet kosovare pa respektim të procedurave ligjore pati lënë AKI-në pa kryeshef. Në të njëjtën ditë me dorëheqjen e Maxhunit, dy nga “gylenistët” e deportuar nga institucionet kosovare janë dënuar me nga 15 vjet burgim nga një gjykatë e Turqisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Driton Gashi, që atë kohë mbante pozitën e shefit të AKI-së, kishte dhënë dorëheqje. Nga posti ishte larguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, për shkak që deportimi ishte ndihmuar nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja. Ndërsa shefi i atëhershëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ishte avancuar në pozitën e shefit të institucionit, të cilën të mërkurën e ka braktisur. Gazeta ka provuar ta kontaktojë të mërkurën Maxhunin në telefon për të mësuar arsyet e dorëheqjes, por ai nuk ka pasur qasje në rrjet.

RelatedPosts

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze për këtë dhe s’do lojëra

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

Nga Ukraina në Ballkan, The Telegraph ngre alarmin: Militantët serb po përgatiten për luftë të re, Rusia do i shpërblejë me… Kosovën

Shpend Maxhuni u largua nga pozita e institucionit më të lartë të sigurisë kombëtare në kohën kur pritet të formohet qeveria e re, që do të udhëhiqet nga partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje. Ky subjekt në shumë paraqitje publike e pati cilësuar Maxhunin njeri të afërt të presidentit Thaçi

Dorëheqja e Maxhunit, i cili ka gati një dekadë në Polici e AKI, nga kryeministri Haradinaj është përcjellë me “Medaljen e Skënderbeut” dhe me lëvdatat për profesionalizëm dhe besnikëri ndaj atdheut. Megjithatë, rrugëtimi i Maxhunit në këto institucione është shoqëruar me shumë skandale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

15 December, 2025
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result