Deputetët e grupit parlamentar të opozitës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, kanë vendosur të largojnë nga drejtimi i grupit Rudina Hajdarin dhe të vendosin në vend të saj, Korab Lita.
Vendimi i papritur bëhet i ditur nga deputeti i i opozitës parlamentare Korab Lita, i cili shprehet se “Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit”.
“Personalisht, dua t’i dërgoj një falënderim kolegëve të mi të grupit parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyrën që më është besuar si kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj, sidomos në këtë situate politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë”, shprehet ai.