Rusi, mbi 29 mijë të infektuar me Koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Rusi është regjistruar rekord i rasteve të reja ditore me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29.039 raste të reja.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 2.460.770. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 457 raste të vdekjes nga COVID-19, ndërsa totali i vdekjeve ka arritur në 43.141.

Në Gjermani ndërkohë janë regjistruar 17.767 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive ka raportuar se në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 255 persona si pasojë e COVID-19. Shifra totale e të infektuarve në Gjermani ka arritur në 1.171.323, ndërsa e të vdekurve në 18.772.

Share This Article