ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 6 hours ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 8 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 8 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 8 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rusia e quan shkatërruese shtimin e trupave amerikane në Evropë

albnews by albnews
3 February, 2022
in Bota
0
Rusia kërkon që NATO-ja të largohet nga Bullgaria dhe Rumania
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia ka dënuar vendimin e SHBA-së për të dërguar trupa shtesë në Evropë për të përkrahur aleatët, për shkak të frikës të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, njofton BBC.

Moska ka thënë se ishte hap “shkatërrues” që ka rritur tensionet dhe ka reduktuar mundësitë për një zgjidhje politike.

RelatedPosts

“Do i ndalojmë Kievit daljen në det, Putin kërcënon këdo: Nëse Europa do luftë, jemi gati

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Pentagoni ka thënë se 2000 trupa amerikane do të dërgohen nga Karolina e Veriut për në Poloni e Gjermani, dhe 1000 trupa tjerë që janë në Gjermani do të dërgohen në Rumani.

Rusia ka dërguar afro 100 mijë trupa në afërsi të Ukrainës. Por, ka insistuar se nuk planifikon ta pushtojë Ukrainën.

Tensionet vijnë tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin Krime në jug të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në lindje të rajonit Donbas.

Moska akuzon Qeverinë e Ukrainës se ka dështuar ta implementojë marrëveshjen e Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare për ta rikthyer paqen në Lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë territor të konsiderueshëm dhe së paku 14 mijë persona janë vrarë që nga viti 2014.

SHBA-ja dhe NATO vënë në pyetje mbledhjen e trupave ruse afër Ukrainës.

Të enjten, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ka parë lëvizje të madhe të afroi 30 mijë trupave ruse në Bjellorusi në ditët e fundit.

Rusia thotë se trupat janë për një stërvitje të përbashkët.

Duke reaguar ndaj vendimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të vendosur trupa shtesë në Evropë këtë javë, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, ka thënë se është hap “shkatërrues” dhe i “pajustifikueshëm”.

Grushko ka thënë se kjo lumturon autoritetet ukrainase, që po sabotojnë sipas tij marrëveshjen e Minskut.

Pentagoni më herët ka thënë se trupat amerikane do të vendosen në Evropë, por nuk do të luftojnë në Ukrainë, por do të përkujdesen për mbrojtjen e aleatëve të Washingtonit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result