ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 2 hours ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 2 hours ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  2 hours ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 2 hours ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rusia fut ‘lëvizjen LGBT’ në listën e grupeve ekstremiste

albnews by albnews
27 March, 2024
in Bota
0
Rusia fut ‘lëvizjen LGBT’ në listën e grupeve ekstremiste
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia e shtoi të ashtuquajturën “lëvizja LGBT” në listën e organizatave ekstremiste dhe terroriste. Ky veprim pason vendimin e Gjykatës së Lartë të Rusisë në nëntor 2023 sipas të cilit aktivistët LGBTQ+ duhet të konsiderohen si ekstremistë duke ju përgjigjur një peticioni të Ministrisë së Drejtësisë në Moskë.

Çfarë përmban lista e zezë?

RelatedPosts

Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

Lista mbahet nga agjencia Rosfinmonitoring, e cila ka të drejtë të ngrijë llogaritë bankare që u përkasin njerëzve ose grupeve të klasifikuar si ekstremistë ose terroristë. Aktualisht lista përfshin 14,000 persona dhe grupime.Organizata të tjera të përfshira në listën e zezë janë grupi terrorist islamik Al-Kaeda dhe firma amerikane e teknologjisë Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in. Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se organizata e përfshirë në listë është “lëvizja sociale ndërkombëtare LGBT dhe njësitë strukturore të saj”.

Në fillim të kësaj jave një gjykatë ruse urdhëroi që dy punonjës të një bari homoseksualësh të mbaheshin në paraburgim, duke shënuar rastin e parë të një mase të tillë që nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Ata u akuzuan për drejtimin e një “organizate ekstremiste”.

Komuniteti LGBTQ+ në shënjestër të kufizimit të të drejtaveAutoritetet ruse kanë kufizuar gjithnjë e më shumë liritë civile në vend pas fillimit të luftës së Moskës në Ukrainë në shkurt 2022.

Rusia e ndaloi atë që ajo e quan “propagandë homoseksuale” midis të rriturve në vitin 2022, që ndalon shprehjen e “marrëdhënieve seksuale jotradicionale” në publik dhe në media. Në vitin 2013 kjo ishte ndaluar për të miturit. Në të njëjtin vit Rusia ashpërsoi gjithashtu kufizimet ndaj atyre që i quan “agjentë të huaj”, duke e bërë më të lehtë për shtetin të godasë OJQ-të dhe faqet e internetit që marrin çdo lloj mbështetjeje nga jashtë vendit. Vitin e kaluar Rusia ndaloi operacionet për ndryshimin e gjinisë. Kryetari i Dumës Viaceslav Volodin që e quajti ndryshimin e gjinisë “shteg drejt degjenerimit”. Nga fillimi i goditjes mediat e pavarura si Novaya Gazeta dhe Meduza janë mbyllur nga autoritetet ose janë detyruar të shkojnë në mërgim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result