Rusia paralajmëron Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës.

Gjatë një konference për mediat, Zakhrova praktikisht kërcënoi dy shtetet nordike se do të vuanin pasojat e Ukrainës nëse do të kërkonin të bëheshin pjesë e Aleancës.

“Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

“Vlerësojmë se përkushtimi i qeverisë finlandeze për një politike asnjanëse ushtarake është faktor i rëndësishëm për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Europën veriore”, tha Zakharova.

Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, si për shembull merr pjesë në mbledhjen e sotme të aleancës, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj.

Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.

Share This Article