Rusia regjistron 8946 raste të reja me Covid-19 dhe 92 të vdekur

albnews
By
1 Min Read

Rusia ka regjistruar 8946 raste të reja me COVID-19 dhe 92 të vdekur si pasojë e virusit në 24 orët e fundit, njofton agjencia Reuters.

Numri i të infektuarve është rritur për dallim nga një ditë më parë, ku ishin 8599 raste të reja me koronavirus. Por, numri i të vdekurve ka rënë, pasi të dielën ishin regjistruar 153 të vdekur.

Numri i të infektuarve në Rusi është ngritur në 353.427, ndërsa i të vdekurve në 3633.

Share This Article