Rutte fiton edhe mandatin e katërt si kryeministër i Holandës

albnews
By
1 Min Read

Partia e kryeministrit në detyrë të Holandës, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet në Holandë, siç tregojnë projeksionet, raporton BBC.

Fitorja i jep Ruttes mandatin e katërt për të formuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë VVD, me mandatin e katërt si kryeministër.

Qeveria e drejtuar nga Rutte kishte dhënë dorëheqje në janar në lidhje me një skemë të mashtrimit të mirëqenies së fëmijëve.

Derisa partia e tij është paraparë të fitojë 35 nga 150 ulëset në Parlament, partia e qendrës së majtë D66 ka qenë fituesja e tjetër e madhe me 24 ulëse.

Partia e djathtë e Geert Wildersit është paraparë të fitojë 17 ulëse, ndërsa dy parti tjera populliste të krahut të djathtë po ashtu është paraparë të fitojnë mjaft ulëse.

Share This Article