Sa ditë duhen për t’u ekstraduar vrasësit e Ardian Nikulajt nga Britania?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edmond Haxhia, bashkë me tre britanikët Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgmen, u arrestuan të shtunën në Londër pasi akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në mesditen e 19 Prillit.

Drejtësia britanike ka kërkuar nga prokuroria shqiptare provat që kanë në dorë për 4 shtetasit e tyre.

Sipas ligjit të ekstradimit anglez, Shqipëria ka afat 45 ditë për të dërguar në Britani të Madhe të gjitha provat. Pas arrestimit të 4 personave në Londër, ata u njohën me vendimin e gjykatës e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa vajza e cila u arrestua pak momente më vonë.

4 të dyshuarit do të përballen me gjykatën në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Share This Article