Sako: Jemi pranë qytetarëve në çdo moment

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet intensive, duke bërë të ditur se ndodhet në terren në disa zona të qytetit për të ndjekur nga afër problematikat dhe për të koordinuar veprimet.

Sako thekson se bashkia është pranë qytetarëve për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen e nevojshme gjatë kësaj situate të vështirë.

“Në disa zona të qytetit të Durrësit, duke ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe për të koordinuar veprimet në terren.
Të gjitha strukturat përgjegjëse dhe ekipet tona janë të angazhuara maksimalisht, duke ofruar ndihmë të menjëhershme për qytetarët kudo ku ka nevojë.
Puna do të vijojë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës.
Jemi pranë qytetarëve në çdo moment, për ta përballuar së bashku këtë situatë të vështirë dhe për t’u garantuar atyre sigurinë dhe mbështetjen e nevojshme.”, shkruan Sako në rrjetet sociale.

Share This Article