Salah futbollisti i muajit, Tuchel trajner i muajit në Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është emëruar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Premier League, ndërsa trajneri Thomas Tuchel u shpall trajneri më i mirë.

Salah shënoi “hat-trick” në fitoren e thellë të Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit, dhe realizoi gola të shkëlqyer individual kundër Manchester Cityt dhe Watfordit.

Egjiptiani është përfshirë në nëntë gola të realizuar nga skuadra e vet në ndeshjet e muajit tetor, duke i ndihmuar “të kuqtë” të shënojnë dy fitore e dy barazime.

Ai mposhti konkurrencën e Ben Chilwellit, Maxwell Cornetit, Phil Fodenit, Tino Livramentos, Aaron Ramsdalet, Decla Ricet dhe Youri Tielemansit.

Tucheli u emërua trajneri më i mirë i muajit tetor në Premier League pasi regjistroi rekord të 100%.

Skuadra e tij shënoi 14 herë dhe e pranoi vetëm një gol në serinë e katër fitoreve në po aq ndeshje.

Ishte më i suksesshëm se Jurgen Kloppi, David Moyesi dhe Patrick Vieira.

Share This Article