Sali Berisha paralajmëron protestë kundër vizitës së Vuçiçit në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar protestë me ardhjen e presidentin serb Aleksandër Vuçiq në datën 20 dhjetor. Berisha u shpreh se unë e kam lajmëruar Vuçiq të mos niset për në Tiranë.

Berisha tha se nuk do të lejojë skenar anti-shqiptar të Ballkanit të Hapur të vazhdojë.  Në 20 dhjetor do të ketë protestë kundër Open Balkan dhe vjedhjes së shtetit, deklaroi Berisha.

“Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20 kombi është në protestë. Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues”, tha Berisha ndër të tjera në Klan.

Share This Article