Salianji: Po bëjmë gati dosjen për krimet zgjedhore

 5,402 total views,  1 views today

I ftuar në RTV Ora, deputeti i PD-së i zgjedhur më 25 prilli, Ervin Salianji u shpreh se po përgatitet një dosje e plotë, ku sipas PD-së do të dëshmohen krimet zgjedhore.

Ne do të përgatisin një dosje të plotë me të gjitha elementët ku shqiptarët do të shohin deformimin dhe shit-blerjen e votës, por edhe ortakërinë e bandave me PS-në. Ne bëmë të gjitha përpjekjet për t’i minimizuar këto gjëra që vota e qytetarëve të lexohej drejt.

Ne kemi gjetje dhe fakte dhe do t’i publikojmë ato ashtu sikurse kemi bërë këto ditë si PD. Ne do të bëjmë ankimimet në KQZ-së për parregullsi ku mund të ketë në qarqe të caktuara pavlefshmëri të rezultatit ose ndryshim të rezultatit, sepse ka shumë qarqe diferenca për mandate është me fare pak vota“, tha ai.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •