Samiti i G7 në Kanada, bëhet viral reagimi i kryeministres italiane kur Macron i pëshpërit diçka në vesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e G7 u mblodhën dje në Alberta të Kanadasë për të folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me luftën në Lindjen e Mesme apo edhe tregtinë.

Ndërkohë që gjatë tryezës së mbledhjes një moment i bisedës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni me presidentin francez Emmanuel Macron u bë shumë shpejt viral.

Kryeministrja Meloni u kap nga kamerat duke rrotulluar sytë pasi presidenti Macron i pëshpëriti diçka ndërsa qëndronin ulur pranë njëri-tjetrit në tryezën e samitit të G7-ës.

Liderët botërorë u panë teksa përkuleshin drejt njëri-tjetrit, me duart që u mbulonin pjesërisht fytyrat ndërsa pëshpëritnin.

Ndërsa Donald Trump po fliste, Meloni dukej e pakënaqur nga një koment i Macron, gjë që e shtyu të rrotullonte sytë.

Çifti iu bashkua samitit bashkë me liderët e vendeve të tjera të G7-ës — SHBA, MB, Kanada, Gjermani, Itali dhe Japoni — si dhe përfaqësues të BE-së, ku tregtia ishte “fokusi kryesor”.

Share This Article