Samiti i Procesit të Berlinit, Makron shtyn për disa orë mbërritjen në Shqipëri. Elize tregon shkakun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emanuel Makron i cili është në listën e të ftuarve në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme, ka shtyrë mbërritjen në Shqipëri për disa orë.

Makron pritej të mbërrinte në vendin tonë mëngjesin e së hënës por ai do të jetë i pranishëm në takimin e Procesit të Berlinit vetëm gjatë pasdites së këtij samiti.

Zyra e presidentit francez në Élize megjithëse nuk ka specifikuar programin e Makronit përpara se të fluturojë për në Shqipëri thekson se ai do të mbërrijë vetëm pasditen e së hënës në kryeqytetin shqiptar dhe për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet deri të martën.

Megjithatë, mediat franceze bëjnë me dije se shkak i shtyrjes disa orëshe të pjesëmarrjes së Makronit në Procesin e Berlinit ka të bëjë me sulmin e ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).

Për këtë arsye ditën e hënë në orën 14:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha shkollat franceze. Gjithashtu mësohet se shkak i shtyrjes së mbërritjes së Makronit në Tiranë është edhe situata në Lindjen e Mesme, konkretisht lufta mes Izraelit dhe Hamasit, teksa ushtria izraelite përgatitet për një ofensivë tokësore në Rripin verior të Gazës në përgjigje të sulmit të paprecedent terrorist të nisur më 7 tetor nga Hamasi kundër shtetit hebraik.

Ndërkaq, në samitin e Procesit të Berlinit, Makron do të përfaqësohet nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

Tirana do të mbajë ditën e nesërme samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Share This Article