Sancho vazhdon të vuajë për penalltinë e humbur në finale të “Euro 2020”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jadon Sancho ka folur për herë të parë publikisht pas penalltisë së humbur në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi i i Manchester United ka treguar se ende është duke vuajtur për atë dështim nga 11 metërshi në finale kundër Italisë.

Ai thotë se ajo natë ka qenë më e keqja në karrierë deri më tani për të.

“Kam pasur disa ditë për të reflektuar nga finalja e së dielës dhe ende kam emocione të përziera”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.Reklamë

“Dua t’iu kërkoj falje shokëve të mi, stafit teknik dhe më së shumti tifozëve që i zhgënjeva”.

Sancho, në postim e gjatë, e cilëson atë natë “si më të keqen në karrierën time”.

Ai ka premtuar se do të punojë edhe më shumë, për t’u kthyer më i fortë. 

Share This Article