Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli njoftoi sot se ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shqipëri, që do të zhvillohej më 2-3 dhjetor pas tërmetit që goditi vendin, më 26 nëntor.
”Për shkak të kësaj tragjedie, u vendos që vizita të shtyhej”, shkruan Sassoli në Twitter.
”Ende nuk kemi një datë të re, por duam ta bëjmë këtë vizitë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jemi në kontakt”, shton presidenti i Parlamentit Europian./ATSH/