Meta cakton datën e shortit për anëtarët e KED

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi për shtyp ka njoftuar se shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të hidhet në 4 Dhjetor në presidencë.

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkohë në për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thekson presidenca, do të përfshihen vetë ata gjyqtarë dhe prokurorë që plotësojnë kushtet ligjore. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Avokati i Popullit i cili do të mbikëqyrë nga afër të gjithë procesin.

Share This Article