Irene Schouten ia solli Holandës medaljen e parë në garën e shpejtësisë në patinazh në Lojërat Olimpike Dimërore.
Schouten e theu rekordin e 20-të vjetëve më parë në disiplinën e tre mijë metrave.
Schouten e mbylli garën me kohën tre minuta e 56.93 sekonda.
Rekordin e mëparshëm e mbante gjermanja Claudia Pechstein nga Gjermania. Pechstein në Lojërat Olimpike Dimërore “Salt Lake City 2002”, kishte kohën tre minuta e 57.70 sekonda.
Gjermanja Pechstein në këtë garë të Olimpiadës doli e fundit me 20 sekonda prapa fitueses.
Francesca Lollobrigida e Italisë e mori medaljen e argjendtë, derisa Isabelle Ëeidemann nga Kanadaja, ishte e bronztë.

