Së shpejti paraqitet fenomeni i rrallë planetar që ndodh një herë në 800 vjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bota së shpejti do të shohë një fenomen planetar që nuk ka ndodhur në 800 vjet.

Në 21 dhjetor, data e solsticit të dimrit, Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor dhe Saturni, i dyti për nga madhësia, do të rreshtohen në mënyrë perfekte në qiellin e natës, aq sa do të duken si një planet i dyfishtë.

Do të jenë aq afër, thotë Fox News, saqë do të duken sikur preken. Kjo do të jetë e parë që prej 4 marsit 1226, që këto dy planete do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.

“ Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA. “ Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë”, shtoi ajo. Kur trupat qiellorë rreshtohen, quhet bashkim, por meqenëse ky përfshin dy gjigantët më të mëdhenj të gaztë të sistemit tonë diellor, ai njihet si “bashkimi i madh”.

Por ndonëse të dy planetët do të duken afër njëri-tjetrit, distance mes tyre në të vërtetë do të jetë mbi katër herë më e madhe se ajo mes Tokës dhe Diellit.

Share This Article