Seanca e dytë parlamentare, betohen deputetët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas miratimit të mandateve të fituara dhe listës emërore të deputetëve për secilën parti politike nga Komisioni i Përkohshëm i Verifikimit të Mandateve, 140 deputetët e Legjislaturës X të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit u betuan sot në Kuvend.

Në seancën parlamentare të orës 17:00, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo lexoi formulën e betimit të deputetit, ndërsa të gjithë deputetët u përgjigjën “Betohem!”

“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim”, u betuan deputetët.

Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Kuvendi po vijon punimet me votimin për kandidaturën e Lindita Nikollës, deputete e Partisë Socialiste si kryetare e Kuvendit.

Share This Article