Sekuestrimi i pasurisë, avokati i Ylli Ndroqit: Hetimet janë të paligjshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas sekuestrimit të pasurisë  së Ylli Ndroqit, ka dalë në një deklaratë për mediat avokati i tij, Alban Qafa.

Ai tha se akuzat ndaj klientit të tij janë të pasakta dhe se hetimet janë kryer në mënyrë të paligjshme dhe pa survejimin e një prokurori.

Po ashtu, avokati hedh dyshime dhe se çështja “Ndroqi” është ndjekur nga SPAK.

“Jemi njohur me vendimin e gjykatës dhe kontstajmë se ka një sërë parregullsish ligjore. Në korrik 2020 është regjistruar procedim pasuror dhe 7 ditë më pas është bërë kërkesa e prokurorisë për të vendosur sekuestro. Sipas vendimit të gjykatës dokumenti është marrë në muajin maj. Kjo tregon nxitimin e organit të akuzën për të dhënë këtë vendim. Si është e mundur që brenda 7 ditëve u gjetën indicie pr të shkuar në sekuestrimin e pasurisë. Policia ka thënë se hetimet kanë zgjatur për 18 muaj në drejtimin e SPAK kur ata janë betuar në dhjetor. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar. Policia dhe prokuroria marrin dijeni për hetimet që regjistrojnë. Nëse i referohemi deklaratës së Policisë se janë kryer hetime pa iu referua prokurorit. Këto hetime nga Policia e Shtetit pa dijeni të prokurorit janë hetime të paligjshme nga ana e policisë dhe lë dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë në këtë hetim. Procedimi nuk është bërë në bazë të ligjit të OFL, por në bazë të ligjit që i jep të drejtën të veprojë edhe kur vetëm indicie”,-tha Qafa 

Share This Article