Trump dyshon se shpërthimi në Beirut ishte një sulm i tmerrshëm

albnews
By
1 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, tha Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët, mendojnë se “incidenti ishte një sulm”.

Deri më tani për shpërthimin e 4 gushtit në Beirut, i cili ka shkaktuar mbi 100 viktima dhe rreth 4 mijë të plagosur, dihen shumë pak të dhëna.

Burimi i shpërthimit aktualisht është i paqartë, por sipas informacioneve zyrtare në depon ku ka ndodhur shpërthimi ka pasur të ruajtur mbi 2700 ton nitrat amoni që ka nxitur shpërthimin.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjashëm me një zonë të luftës.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë.

Share This Article