Seleksionuesi i Gjermanisë, nuk do të lejohet të futet në stadiume

albnews
By
1 Min Read

Seleksionuesi i Gjermanisë në futboll Joachim Loew, nuk do të lejohet të përcjellë ndeshjet e Bundesligës gjermane brenda stadiumit.

Elita gjermane do të rikthehet të shtunën, ndërsa është liga e parë e madhe që po rikthehet që nga pezullimi shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet do të luhen pa shikues dhe prezent do të jetë vetëm stafi esencial.

Sipas gazetës gjermane “Bild” edhe seleksionuesi i Gjermanisë, Loew, nuk do të lejohet të futet në stadium për të përcjellë futbollistët nga afër.

Loew ishte duke u përgatitur të drejtonte Gjermaninë në Kampionatin Evropian këtë verë, por Evropian është shtyrë për një vit shkaku i koronavirusit.

Loew do të mund të përcjellë formën e futbollistëve të tij vetëm nëpërmjet televizorit.

Share This Article