Tre persona në Britaninë e Madhe janë infektuar me një sëmundje ngjitesë që përhapet vetëm të qentë. “Brucella canis”, një infeksion bakterial që shkakton dhimbje, çalim dhe infertilitet te qentë, është transmetuar edhe tek tre shtetas britanikë.
Sëmundja e pashërueshme përhapet përmes kontaktit me lëngjet e një kafshe të infektuar dhe megjithëse zakonisht shërohet lehtë te njerëzit, mund të rezultojë në meningjit dhe septicemi.
Që nga vera e 2020, ka pasur një numër në rritje të raportimeve të infeksionit me “Brucella canis” te qentë, shumica e të cilëve janë importuar drejtpërdrejt në MB nga Evropa Lindore. Numri i rasteve te qentë u rrit nga nëntë në vitin 2020 në 91 që janë evidentuar tashmë këtë vit, raportojnë mediat britanike.
Edhe pse jo gjithmonë kërcënuese për jetën tek qentë, sëmundja është e pashërueshme, kështu që e vetmja mënyrë për të kontrolluar transmetimin është eutanazia.
Shenjat e sëmundjes tek qentë përfshijnë letargjinë, plakjen e parakohshme dhe dhimbjen e shpinës, por disa qen mund të jenë edhe asimptomatikë.
Asnjë rast fatal nuk është raportuar te njerëzit, por simptomat e mundshme mund të përfshijnë ethe, dhimbje koke, humbje peshe dhe në raste më të rënda mund të shkaktojë meningjit, septicemi dhe artrit.
Simptomat e infeksionit mund të duhen vite për t’u shfaqur. Nuk dihen raste të transmetimit të sëmundjes mes njerëzve, por mendohet se është e mundur nëpërmjet transfuzionit të gjakut.