ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë 2 minutes ago
“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për…  6 minutes ago
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja  8 minutes ago
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale! 10 minutes ago
Ky miliarder i vuri në provë kufijtë e Kinës. Kjo i kushtoi lirinë 12 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Serbia refuzon të kthejë më shumë se një mijë artefakte arkeologjike dhe etnologjike Kosovës

albnews by albnews
18 September, 2023
in Kosova, Kulture, Technologji
0
Serbia refuzon të kthejë më shumë se një mijë artefakte arkeologjike dhe etnologjike Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

U  morën për një ekspozitë që u mbajt në Beograd rreth 20 vite më parë, por mbi një mijë artefakte arkelogjike të Kosovës ende nuk janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, një çështje kjo që  kreu  i Institutit Arkeologjik Enver Rexha e cilësoi si të motivuar politikisht.

“Ato artefakte 1274, janë diçka më shumë arkeologjike 676, ndërsa afërsisht 570 janë etnologjike, janë pronë e institucioneve tona, më konkretisht në atë kohë kanë qenë pronë e Muzeut të Kosovës, tash e kemi Muzeun Kombëtar të Kosovës, janë marrë me libra, me revers për ekspozitë dhe janë të shënuara. Fatmirësisht që ka mbetur dosja dhe kanë mbetet aktet normative që janë marrë dhe për secilin numër të artefaktit e kemi dosjen, është fatmirësi juridike që e kemi, sepse pa atë nuk kishim pasur të drejtë as t’i kërkojnë. Ne kemi pasur biseda, kemi pasur takime përmes edhe këto tri katër vite përpara, jo në fund edhe me përfaqësues ndërkombëtarë apo ambasada, që e kemi diskutuar këtë çështje, dhe e fundit ka qenë edhe në Shqipëri një takim që është bërë prej delegacionit kosovar-shqiptar dhe ndërmjetësuesve të tjerë dhe ka mbetur si çështje më shumë politike”, tha ai.

RelatedPosts

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress, Rexha gjithashtu theksoi se çështja e kthimit të kësaj pasurie duhet të përfshihet në bisedimet e radhës së qeverisë me Serbinë.

“Unë mendoj se çështja e artefakteve, e vlerësoj duke parasysh raportet Kosovë-Serbi, politike që duhet edhe të jetë njëra prej bisedimeve tani që po zhvillohen, të hyn edhe kthimi i artefakteve arkeologjike, pasurisë arkeologjike të Kosovës nga institucionet e Serbisë, që janë marrë padrejtësisht. Dhe vlerësoj që pa një ndikim politikë dhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve, ne do të kemi problem për t’i marrë, pavarësisht a është bërë kërkesa apo nuk është bërë. Unë kërkoj dhe jap mendim që Ministria e Kulturës që është pjesë e qeverisë dhe qeveria të merret në bisedimet e ardhshme me faktorin ndërkombëtarë apo të qitet njëra prej pikave që artefaktet arkeologjike të Republikës së Kosovës, që është pasuri ekskluzive e jona e mbahet padrejtë atje, të kthehen”, tha Rexha.

Dy vite më parë muzeu kombëtar i Kosovës iu  dërgoi autoriteteve serbe kërkesën për kthimin e artefakteve, por zyra për Kosovën  në qeverinë serbe u përgjigj duke thënë se të gjitha artefaktet që vinin nga Kosova, ishin pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë

Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë

21 December, 2025
“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për… 

“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për… 

21 December, 2025
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

21 December, 2025
Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!

Tifozët e Realit shprehën pakënaqësinë ndaj brazilianit duke e fishkëllyer, Vinicius Jr i përgjigjet në rrjetet sociale!

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result