Rama: Lajm historik, Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030

albnews
By
0 Min Read

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin se Prishtina është shpallur fituese për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Reagimi i Ramës;

Lajm historik!

Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030!

Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar.

Share This Article