Show - Biz
Shakira në gjendje jo të mirë shëndetësore! Këngëtarja anulon koncertin dhe shtrohet në spital
Këngëtarja e famshme Shakira, është shtruar në spital pas problemeve shëndetësore me barkun, duke detyruar anulimin e koncertit të saj në Lima, Peru. Këngëtarja 48-vjeçare njoftoi përmes Instagramit se u dërgua në urgjencë të shtunën mbrëma dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Mjekët i rekomanduan pushim të plotë, duke e detyruar të anulojë koncertin e parashikuar për sot shkruan DailyMail. “Jam shumë e trishtuar që nuk mund të performoj sonte. Shpresoj të jem më mirë nesër”, tha ajo në deklaratën e saj, duke premtuar se ekipi i saj po punon për një datë të re.
Shakira është aktualisht në mes të turneut të saj botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili nisi këtë javë në Brazil. Koncerti i saj i radhës është planifikuar për më 20 shkurt në Kolumbi, përpara se të ndalet në Kili, Argjentinë, Meksikë, SHBA dhe Kanada.
Ylli, kohët e fundit mori pjesë në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, ku albumi i saj i fundit fitoi çmimin për albumin më të mirë latin pop. Ajo shoqërohej nga djemtë e saj, Milan dhe Sasha, të cilët i ka me ish-partnerin Gerard Pique. Ndërkohë, turneu i saj ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, pasi disa fansa e akuzojnë për kopjimin e estetikës së turneut ‘Renaissance’ të Beyonce. Pavarësisht kritikave, Shakira vazhdon të shijojë suksesin e saj dhe mbetet një nga artistet më të dashura në skenën ndërkombëtare.
Albania
TIME: “Diella”, një nga 4 gjërat e çuditshme që prodhoi “AI” në 2025-ën
Revista e njohur amerikane “Time” shkruan se kanë kaluar 3 vjet që kur lançimi i ChatGPT u dha qindra miliona njerëzve akses në një lloj “xhindi dixhital” në xhep, dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më të çuditshme çdo muaj. Përveç miliarda email-eve të gjeneruara nga IA dhe ndërprerjes së përhapur të arsimit dhe punës njohëse nga teknologjia, në vitin 2025, disa njerëz filluan të dashuroheshin me IA-të e tyre.
Disa iu drejtuan atyre për udhëzim dhe mbështetje fetare. Dhe, si çdo teknologji tjetër, disa e përdorën atë për të krijuar forma të reja pornografie. Mes gjithë kësaj zhurme, “Time” ka veçuar 5 momente të lidhura me IA-në që do të dukeshin si satirë absurde vetëm disa vjet më parë. Dhe mes 4 gjerave të çuditshme renditet edhe “Diella” e Edi Ramës.
Ministrja e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri ‘lind’ 83 fëmijë
“Në shtator, Shqipëria u bë vendi i parë që emëroi një Inteligjencë Artificiale në një pozicion në nivel ministri. “Diella”, e zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft, u ngarkua me luftën kundër korrupsionit në kontraktimin qeveritar si “Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale”.
Teksa emërimi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit – dhe vendosja e sistemit ishte padyshim më shumë simbolike sesa pragmatike – ai mund të tregojë drejt një të ardhmeje ku sistemet e Inteligjencës Artificiale vendosen gjithnjë e më shumë në pozicione të pushtetit politik.
“Kushtetuta flet për institucione në shërbim të popullit. Nuk flet për kromozome, për mish ose gjak” – tha Diella në një fjalim para parlamentit shqiptar. “Flet për detyra, llogaridhënie, transparencë, shërbim jo-diskriminues.” Një muaj më vonë, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se Diella ishte “shtatzënë” me 83 “fëmijë”, të cilët do të veprojnë si asistentë dixhitalë për anëtarët e parlamentit” – thuhet në shkrimin e “Time”.
Të tjera gjëra të çuditshme të AI sipas revistës amerikane janë “Grok” një chatbot IA i krijuar nga xAI i Elon Musk dhe i integruar në platformën X. Ai u trajnua për të qenë “maksimalisht në kërkim të së vërtetës”, sipas Musk. Në korrik, pas një përditësimi, filloi t’u përgjigjej përdoruesve të X me komente antisemite, duke lavdëruar Adolf Hitlerin dhe duke iu referuar vetes si “MechaHitler”. Postimet u fshinë shpejt dhe kompania kërkoi falje.
Një tjetër çudi është seria e modeleve “Gemini” e Google që ka krijuar një reputacion në internet për faktin se herë pas here degradon në vetë-urrejtje. “Kam bërë kaq shumë gabime sa nuk mund të më besohet më” – u përgjigj Gemini në një rast.
E katërta çudi sipas Time është “Balerina Cappuccina”, një personazh i gjeneruar nga IA-ja e përshkruar si një balerinë me kokën e një kapuçinoje, e cila flet në një dialekt të pakuptimtë të italishtes së rreme.
Marrë nga Time
Kulture
Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh
Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në katin e dytë.
Oborri, që do të ketë pamjen e një parku arkeologjik, thuajse ka përfunduar, ndërsa po projektohet një shteg kalimi prej disa qindra metrash që bashkon Muzeun me vendzbulimin e banesës romake, në themelet e ish-shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.
Kjo rrugë këmbësorësh do të shërbejë për vizitat e turistëve në të dy objektet e rëndësishme të qytetit antik.
Punimet restauruese në Muzeun Arkeologjik të Durrësit kanë nisur në vitin 2022. Megjithë vonesat e shkaktuara gjatë realizimit të projektit të financuar nga programi EU4Culture, të cilat do ta vonojnë vënien në funksion të Muzeut Arkeologjik, një lajm i mirë lidhet drejtpërdrejt me një nga zbulimet më të rëndësishme të fillimit të shekullit të kaluar.
Mozaiku i njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit” do të vendoset së shpejti në hyrje të Muzeut Arkeologjik Kombëtar të qytetit 3 mijëvjeçar.
Një urdhër i ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, ka vënë në lëvizje institucionet dhe tashmë mozaiku që kishte zbukuruar hyrjen e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë është përgatitur në disa pjesë për t’u transportuar drejt qytetit antik.
I njëjti ekip specialistësh që e transferoi dhe e instaloi mozaikun e mirënjohur të Durrësit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1981, do ta sjellë atë në Durrës, në qytetin ku u zbulua në vitin 1916 nga arkeologu ushtarak austriak Camillo Praschniker.
“Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar i zbuluar në vendin tonë. Ai u gjet rastësisht gjatë punimeve të ushtrisë austriake në Luftën e Parë Botërore për hapjen e një transheje fortifikuese në qendër të Durrësit.
Oficeri austriak Camillo Praschniker, i cili ishte edhe një arkeolog i shquar, u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej. Ai është i pari që botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë, duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurativ.
Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet.
Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi e risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore të antikitetit.
Bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Vangjel Toçi, ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë, Schober dhe Praschniker, në fillim të shekullit XX, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit.
Falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2.300-vjeçar. Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit, si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Schober dhe Praschniker.
Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit.
Mozaiku u transferua në vitin 1981 në Tiranë për t’u instaluar në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa pas disa javësh do të jetë pjesë e Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Durrësit, qytetit ku u zbulua thuajse 110 vjet më parë.
Reporter.al
Popular
A e dinit që aromat ndikojnë në energjinë tuaj? Ja cilat parfume duhet të përdorni për çdo rast…
Aroma që mban mund të ndryshojë mënyrën si ndihesh, si ecën dhe si të perceptojnë të tjerët.
Një parfum i zgjedhur mirë nuk është thjesht një detaj, por pjesë e stilit tënd të përditshëm, të jep vetëbesim, të përmirëson humorin dhe të qetëson edhe në ditët më të ngarkuara.
Për shumë njerëz, parfumi është një nënshkrim i padukshëm, një mënyrë për të lënë gjurmë pa thënë asnjë fjalë.
Aromat e ngrohta dhe intensive lidhen me forcë dhe vendosmëri, ndërsa ato me nota lulesh apo agrumesh sjellin freski dhe energji pozitive.
Ajo që e bën një aromë vërtet të veçantë është se si bashkohet me personalitetin tënd dhe ritmin e ditës.
Parfumi nuk është vetëm erë e këndshme, por pjesë e identitetit: si prezantohesh, si dëshiron të ndihesh dhe si do të të kujtojnë.
Çdo aromë ka historinë e vet dhe mund të bëhet pjesë e përditshmërisë tënde, sepse parfumi që zgjedh është emocioni që mban me vete gjatë gjithë ditës.
Si ndikon parfumi në humor dhe vetëbesim?
Trupi reagon shpejt ndaj aromave. Një erë e dashur mund të të qetësojë, të të rikthejë një kujtim të bukur ose të të japë më shumë siguri.
Për vetëbesim: aroma me nota druri, qelibar, piper, temjan krijojnë ndjesi force dhe qëndrueshmërie – perfekte për takime pune, prezantime dhe evente formale.
Për energji: agrumet (limon, portokall, bergamot) dhe notat e freskëta japin ndjesinë e fillimit të ri, ideale për mëngjes dhe ditë të lodhshme.
Për qetësi: vanilja, tonka, nota kremoze e të buta japin ndjesi ngrohtësie dhe afërsie, të përshtatshme për mbrëmje ose momente intime.
Si ta zgjedhësh parfumin sipas stilit tënd?
Sipas personalitetit:
Energjik/e dhe spontan/e: aroma me agrume, fruta, nuanca të freskëta deti ose jeshile janë të lehta por shumë dinamike.
I/e qetë dhe e rezervuar: lule të buta (jasemin, trëndafil i lehtë, livando) dhe kombinime me vanilje e nota druri për një profil elegant dhe të butë.
Ekstravert/e dhe i/e guximshme: parfume orientale, të erëzuara, me piper, kanellë janë aroma që nuk kalojnë pa u vënë re.
Është praktike të kesh të paktën 2–3 parfume:
Për përditshmëri: të freskëta, të pastra, jo shumë të rënda.
Për mbrëmje/evente: më të thella, më intensive, me projeksion më të fortë.
Për momente personale: aroma të buta, sensuale, që lidhen me një kujtim ose person.
Pranverë / verë: agrume, lule të lehta, aroma ujore dhe të freskëta.
Vjeshtë / dimër: nota druri, vanilje, qelibar dhe erëza, që qëndrojnë më mirë në temperatura të ulëta.
Llojet kryesore të parfumeve:
Dallimi midis llojeve lidhet me përqendrimin e vajrave aromatikë:
Parfum: më i përqendruar dhe më intensiv, mjaftojnë pak pika dhe zgjat gjatë gjithë ditës.
Eau de parfum (EDP): balancë mes intensitetit dhe përdorimit të përditshëm, zgjat mirë pa qenë shumë i rëndë.
Eau de toilette (EDT): më i lehtë dhe i freskët, ideal për ditë dhe për ata që nuk duan aromë shumë të fortë.
Body mist / spray trupi: shumë i lehtë, për rifreskim disa herë gjatë ditës.
T’i njohësh këto dallime të ndihmon të zgjedhësh aromën që i përshtatet ritmit tënd: nëse do diçka që mban gjatë gjithë ditës apo një aromë të lehtë që mund ta rinovosh sa herë të duash.
-
Albania4 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports6 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK5 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
