Shaqiri: ISHP është mirë e organizuar, presim reagensët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Risi në epideminë e koronairusit të ri është se studiuesit kinez të gjitha të rejat që kanë parë në këtë virus i kanë bërë publike, në mënyrë që të gjitha organizatat e tjera të mund të prodhojnë reagensa, pohoi Dr. Erjona Shaqiri nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup në edicionin e sotëm të “Programit 200” në Alsat. Shaqiri tha se janë në pritje të reagensëve për koronavitusin e ri dhe se Instituti për Shëndet Publik ka laborator që mund të zhvillojë reagensët e tillë.

“Në Institutin e Shëndetit Publik ekziston laboratori për diagnostikë molekulare, ata janë mirë të organizuar , dmth kanë përballuar më herët influencën që ishte një pandemi. I kanë masat parandaluese që të mos infektohet personeli mjekësorë. Kanë aparatet e APSR-it, dhe gjithçka për realizimin e testeve”, theksoi mes tjerash Shaqiri.

Share This Article