Xherdan Shaqiri është i vendosur të qëndrojë te skuadra e Liverpoolit, pasi së fundi ka refuzuar huazimin te Galatasaray.
Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga e pĂ«rditshmja turke âSozcu Gazetesiâ, qĂ« ka njoftuar se drejtuesit e Galatasarayt parimisht kishin arritur marrĂ«veshje me Liverpoolin pĂ«r huazimin e Shaqirit gjatĂ« afatit kalimtar tĂ« janarit.
âShaqiri ka refuzuar huazimin te Galatasaray, pasi dĂ«shiron tĂ« mbetet te Liverpooli. Galatasaray kishte arritur marrĂ«veshje me Liverpoolin pĂ«r huazimin e tij, me detyrim tĂ« blerjes nĂ« fund tĂ« kĂ«tij edicioni. Por Shaqiri prishi planet e Galatasaraytâ, ka shkruar gazeta turke.
Shaqiri 27-vjeçar, këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Liverpooli dhe vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga ekipi anglez në janar.
Ai këtë edicion ka tetë paraqitje dhe një gol në të gjitha garat me Liverpoolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Shaqiri para Liverpoolit, karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli.