SHBA, bie mbështetja e evangjelistëve për presidentin Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një ankete, megjithëse 7 nga 10 evangjelistë ende e mbështesin presidentin aktual, 17 për qind janë shprehur se po mendojnë të votojnë për kandidatin demokrat presidencial Joe Biden

Grupet evangjeliste, mbështetësit më të mëdhenj të presidentit amerikan Donald Trump, kanë ulur mbështetjen për kreun e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një ankete nga Pew Research Center, mbështetja e evengjalistëve për Trump-in ka rënë me 6 pikë në krahasim me muajin prill.

Megjithëse 7 nga 10 evangjelistë ende e mbështesin presidentin aktual, 17 për qind janë shprehur se po mendojnë të votojnë për kandidatin demokrat presidencial Joe Biden.

Sipas sondazheve të fundit, Trump mbetet pas rivalit të tij demokrat, Biden.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, ndërsa kandidati fitues do të ulet në karrigen e Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar 2021.

Share This Article